Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në nje pallat ne lagjen “8 Shkurti” ne Fier.
Lenda plasese eshte vendosur ne deren e nje banese ne katin e 4. Shperthimi eshte degjuar ne te gjithe zonen. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.
Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.