Grupi i juristëve të PD ka dorëzuar në KAS dosjet voluminoze me ankesat për parregullsi në procesin zgjedhor të 25 Prillit në 9 qarqe.
Në një dalje publike për mediat, përfaqësuesja e grupit të juristëve të PD-së tha se bëhet fjalë për prova që tregojnë qartë për atë çka e cilësojnë masakër elektorale.
“Procesi i 25 Prillit ishte një masakër elektorale i zbatuar nga treshja Rama-Doshi Rakipi. Sot siç e patë ne dorëzuam pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve qindra prova që dëshmojnë manipulimin e zgjedhjeve, duke filluar nga blerja e votave dhe përdorimi i të dhënave personale nga partia-shtet dhe deri tek kërcënimi dhe blerja e votave përmes grupeve kriminale”, – tha .përfaqësuesja e grupit të juristëve të PD.