Policia italiane ka arrestuar anëtarin e ‘kyç’ të mafias Ndrangheta-s, Domenico Cracolici!
Ai u kap mbrëmjen e djeshme në një vilë të izoluar në fshatin Maida (Catanzaro) nga karabinierët e Compagnia di Serra San Bruno dhe Njësia Hetimore e Vibo Valentia, së bashku me stafin e Skudrës Ajror Gjahtarët e Karabinierëve Kalabri. I arrestuari ishte në gjumë ndaj nuk bëri asnjë rezistencë ndaj policisë.
Ai i kishte shpëtuar policisë më 19 dhjetor 2019 gjatë operacionit “Rilindja-Scott”. Cracolici konsiderohet si një nga 100 të arratisurve më të rrezikshëm në Itali.