5 Tetor Dita Botërore e Mësuesit
“Shumë personalitete të arsimit në Fier më vijnë ndër mend në këtë ditë kur u pranua përbetimi i mësuesit, bazuar në betimin e Hipokratit.
✅Mësuesit e Popullit: Anastas Laska, Jani Minga, Kristaq Shtëmbari, Teki Sadiku dhe Edmond Lule, si dhe dhjetra mësues të tjerë të merituar, që përveç punës së palodhur kanë dhënë me pasion edhe gjithçka besonin për evolimin e brezave dhe vlerën e arsimit fierak.
Mirënjohje dhe nderim për figurën e çdo Mësuesi!- mbyll postimin e tij kreu i bashkisë Fier Armando Subashi në faqen e tij zyrtare