Tirana vijon të jetë qyteti më i prekur nga COVID, duke regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve dhe të infektimeve.
Gjatë ditës së sotme, ministria e Shëndetësisë raportoi se 8 persona kanë humbur jetën nga COVID, 7 prej të cilëve në Tiranë.
Tirana kryesonte edhe për numrin e të infektuarve, ku nga 538 raste të reja të konstuara 24 orët e fundit, 192 raste janë në Tiranë, 45 raste në Shkodër, 38 raste në Durrës, 22 raste në Kavajë.
5 Qarqet me te rrezikshme
Sipas të dhënave të ministrisë, Tirana në total regjistron 12698 raste aktive më COVID, 11 herë më shumë se vendi i dytë për numrin më të lartë të infeksioneve që është Fieri më 1725 raste. Situata paraqitet serioze edhe në Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Korçë, me konkretisht:
Durrës 1368
Shkodër 1278
Vlorë 1138
Korçë 1093
376 pacientë në spital
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 376 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (19 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 538
Të shëruar në 24 orë 405
Të shtruar në spitale 376
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2276
Testime totale 236,788
Raste pozitive 52,542
Raste të shëruara 27.831
Raste Aktive 23.637
Humbje jete 1074
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12698
Fier 1725
Durrës 1368
Shkodër 1278
Vlorë 1138
Korçë 1093
Elbasan 982
Berat 944
Lezhë 944
Gjirokastër 564
Kukës 489
Dibër 414