Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion ish-kryebashkiakun e Finiqit Leonida Hristo dhe zy zyrtarë të tjerë, ish-përgjegjësin e sektorit të procedurave të prokurimit dhe ish-përgjegjësin e sektorit juridikkanë.
Sipas KLSH këta tre ish-zyrtarë i kanë shkaktuar shtetit një dëm me vlerë 77 milionë lekë.
“Zyrtarët e kallëzuar penalisht kanë shkaktuar dëm ekonomik 77 milionë lekë. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi”, thuhet në njoftimin e KLSH-së.