12 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Kërpaçi: Skanadali i qeverisë/ detyron maturantët të paguajnë 20 mijë lekë për të hyrë në Universitet

by News Albania
03/07/2020
in Kulturë
0
34
VIEWS
Share on Facebook

Përshëndetje, Lajthitjet me procesin e maturës shtetërore të këtij viti duket se nuk kanë të mbaruar. 2.000 lekë është fatura e radhës që duhet të paguajë çdo maturant dhe familjet e tyre për të pasur të drejtën e aplikimit për arsim universitar! Edukimi sa më i mirë i fëmijëve është prioritet për familjet shqiptare dhe të ardhmen e Shqipërisë, por pavarësisht kësaj qeveria shqiptare vijon drejtimin pa u kujdesur për pasojat shkatërruese të vendimeve të tyre.

Ata që shpërdoruan 3.5 mln euro me mashtrimin për klasat digjitale, pasi i lanë maturantët në harresë dhe i përbuzën, tani i detyrojnë edhe të paguajnë 2.000 lekë thjesht për të dorëzuar Aplikimin Universitar. Për të qenë të qartë, pa u paguar tarifa që kërkohet, asnjë maturant nuk mund të vazhdojë aplikimin drejt universiteteve që dëshiron të ndjekë! Pavarësisht notave që ka, pavarësisht gjendjes së rënduar ekonomike të familjes së tij, qeveria shqiptare e trajton të riun maturant thjesht si një klient që tarifat i përcaktojnë të ardhmen.

Për çdo familje 20 mijë lekë janë 20 ditë buke! Në këto ditë të shumë të vështira qeveria duhet të lehtësojë taksat e tarifat dhe jo të fusë duart në xhepat e qytetarëve! Vetëm në Tiranë janë mbyllur 60.000 biznese, mbi 75.000 qytetarë kanë ngel pa punë, por ndërkohë kemi qeverinë që vazhdon koncesionet korruptive, edhe pse shtron rrugë floriri 1.2 mld euro prap nuk ngopet, por kërkon edhe pagesë nga maturantët! Qeveria e pasurimit të një grushti njerëzish në kurriz të rinisë dhe njerëzve të thjeshtë, i ka shkatërruar familjet shqiptare ekonomikisht, të cilat edhe pse pa te ardhura dhe në kushte të vështira mbijetese, mes shumë sakrificash kanë sakrifikuar që fëmijët të ndiqnin arsimin madje dhe mësimin online!

Ne kemi kërkuar edhe më përpara që në ketë situatë të subvencionohen tarifat e studentëve, por ministria e arsimit dhe qeveria drejtohen nga njerëz anti rini dhe anti kombëtar që kanë shkatërruar arsimin dhe shpresën e te rinjve per te ndertuar te ardhmen ne shqiperi! Kjo sjellje e qeverisë që prioritet kryesor nuk ka rininë po shtimin e taksave dhe tarifave po shkatërron shoqërinë dhe shpopullon Shqipërine duke larguar të rinjtë nga vendi ynë! Nje popull pa rini eshte pa te ardhme! E ardhmja e Shqipërisë nuk duhet të jetë kthimi në një vend ku qeveria pasuron miqtë e saj ndërkohë që njerëzit e thjeshtë mbyten me taksa dhe tarifa. O sot o kurre duhet te mos pranojme nenshtrimin por te ngrejme zerin dhe te denoncojme jo vetem ne media por ne cdo dere dhe familje shqiptare! Asnjë lekë nuk duhet të paguajnë maturantët dhe familjet e tyre! Të subvencionohet 100% kjo pagesë për çdo maturantë!

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania