19 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kapeni me 4 fije hekuri”, Rama: Çudi e madhe, mllefi dhe verbëria ju bën qesharakë

by News Albania
17/07/2020
in Aktualitet
0
22
VIEWS
Share on Facebook

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje të gjithë komentuesve skeptikë lidhur me procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama thotë se mllefi dhe verbëria i shtyn njerëzit në këtë pikë sa nuk e kuptojnë as vetë sa qesharakë bëhen, kur hedhin baltë mbi një punë të mirë, duke iu referuar komenteve të disa ndjekësve, në një prej postimeve, ku bie në sy një kolonë me “4 fije të holla hekuri”.

Ai thekson se rindërtimi do të jetë një faqe e bukur e punës së tyre për të ndërtuar një Shqipëri më të denjë se ajo që trashëguan 7 vite më parë nga qeveria e mëparshme.

“ÇUDI E MADHE. Duke ndjekur komentet tuaja në makinë gjatë kthimit në zyrë pasi vumë tullën e parë të Rindërtimit sot, më ra në sy që disa nga ju kapeshin tek “4 fijet e hekurit” të kolonës mbajtëse të shtëpisë, duke përqeshur, sharë e deri edhe mallkuar, sepse sipas tyre, shtëpia do binte nga era, paratë ishin vjedhur, njerëzit ishin mashtruar, etj.

Po si ka mundësi si(!), si ka mundësi që mllefi, verbëria, padurimi a ku di unë se çfarë, t’i shtyjnë disa deri në këtë pikë dhe të mos e kuptojnë as vetë se sa qesharakë bëhen, kur fjala e keqe u vjen si kryefjala e mendimit të tyre edhe kur, dreqi e mori, shohin një punë të mirë!

Po si ka mundësi që edhe njerëz që punojnë, djersijnë, jetojnë me mundin e tyre, kur vjen puna për të parë punën e të tjetrit a tonën në këtë rast, verbohen dhe prishin gojën pa asnjë gajle pavarësisht se sa e gabuar është ajo që thonë!

Po si ka mundësi që dikujt të mund t’i shkojë mendja se kjo “kollonë me 4 fije hekur” na qenka prova e të gjitha të këqijave, kur në fakt është thjesht skeleti i kolonës, që mbushet me hekur!
Por nuk kam se si të mos i justifikoj në fund këta njerëz që flasin këtu kësisoj, kur shpifjet, sajesat e sharjet, janë kthyer prej kohësh në normë komunikimi në hapësirën e debatit publik, politik e mediatik – për turpin e faqen e zezë të atyre që pushtojnë kanalet e portalet nga lartësia e një paturpësie marramendëse, duke krejt gabimisht “dele” këtë popull që të jep ujë në bisht të lugës!

E që ta mbyll, Rindërtimi do të jetë një faqe e bukur e punës sonë të stërmundimshme (e jo pa të meta) për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më të bukur se ajo që trashëguam 7 vjet më parë dhe një shembull që të kujtohet gjatë, për transformimin e jashtëzakonshëm social e urban që do të sjellë, aty ku në 26 nëntor fatkeqësia e madhe goditi fort duke sjellë vdekje, plagë e ankth për të nesërmen, e cila do të jetë shumë më e ndritur se e djeshmja për mijëra familjet e prekura nga ajo fatkeqësi, pa dallim bindjeje politike, prejardhjeje krahinore apo statusi social”, shkruan Rama.

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Po largohet nga Brazili për Botërorin? Nejmar nis bisedimet me klubin e MLS-së

Nejmar shkakton telashe para njoftimit të skuadrës së Kupës së Botës: Gjyqtari më nxori nga loja, ja prova e grabitjes

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Ilir Meta i shkruan nga burgu Klodjan Brahos, Drejtues i SPAK-ut

18/05/2026

FOTO/ Zamir Skënderi, autor i plagosjes së policit të komisariatit Fier

18/05/2026

FOTO/ Zamir Skënderi, autor i plagosjes së policit të komisariatit Fier

18/05/2026

Lajm i fundit,Kuçovë: Plagoset efektivi i policisë, identifikohet autori (Emri)

18/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In