Princi pak ditë pas hyrjes në Përputhen ka lënë pa fjalë Jasminën në takimin e tyre të parë duke i bërë xhiro me helikopter, ndonëse ka fobi nga lartësitë.
Ai i qëndroi shumë afër për ta bërë që të ndihej sa më e qetë. Fillimisht Jasmina hezitoi që ta shoqëronte dhe u largua me vrap, por Princi e bindi që të hipte në helikopter. Për këtë surprizë nuk mungoi komenti i Andit.
Jasmina:Nuk dua të vdes me ty.
Princi:Jo jo bashkë do vdesim.
Jasmina:Si tu duk bota nga atje lart?
Princi:Shumë e madhe. Thashë dua të jem lart me robin e zemrës.
Jasmina:Ishte cdo gjë për ty.
Princi:Të pëlqej shumë.
Jasmina:Jam shumë e turbulluar, nuk prisja të afrohesha me dikë tjetër kaq shpejt.
Andi:Ideja me helikopter shumë i bukur, por mendoj që Jasminën e coj më lart në qiell unë pa helikopter.
Jasmina:A mund të mos tallesh se dua të të marr seriozisht?
Andi:Po seriozisht jam.