Tridhjetë palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite, u liruan mbrëmjen e kaluar (29 Nëntor) në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, njoftoi Autoriteti i Burgjeve izraelite.
Lirimi erdhi pasi Hamasi liroi ditën e djeshme 16 pengje izraelitë dhe të huaj të mbajtur në Rripin e Gazës.