Kryetar i Partisë së Lirisë, ka njoftuar datën e protestës së parë, që do të mbajë kjo parti kundër qeverisë Rama.
Meta tha se protesta do të zhvillohet tek ambjentet e inceneratorit të Tiranës në datën 13 shtator, ora 18:00.
Ai ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë.
Ende nuk dihet nëse PD do ti bashkohet kësaj proteste dhe nëse dy partitë opozitare kanë rakodruar me njëra tjetrën.
Meta ka paralajmëruar protesta të forta gjatë këtij muaji, duke përdorur një retorikë mjaft të ashpër.
Edhe Sali Berisha ka premtuar aksion të fortë opozitar.