Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, reagon pas shifrave të fundit të koronavirusit, ku në 24 orët e fundit kurba kishte shënuar një rritje të ndjeshme, duke theksuar se “çudia e testimeve shqiptare nuk njeh kufi”.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, ish-ministri Shehu i kërkon Komitetit Teknik të Ekspertëve disa sqarime lidhur me testimet, ndërsa shton se strategjia e qeverisë për të ulur testimet nuk është risi.