Ish-deputeti Vangjel Tavo pak ditë më parë humbi vajzën e tij të madhe në një aksident tragjik. Përmes një postimi në facebook Tavo falenderoi miqtë dhe të gjithë ata që iu gjendën pranë.
Të nderuar të afërm, miq, e dashamirës,
Asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne.
Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithësecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah.
I shprehim mirënjohjen edhe të gjitha autoriteteve dhe instancave zyrtare, të cilat u angazhuan maksimalisht për të na asistuar në çdo nevojë.
Nuk urojmë kurrë që t’jua shpërblejmë mirënjohjen në të tilla rrethana, por vetëm në të mira e gëzime për ju dhe familjen tuaj!
Me përulje, mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë ju.Vangjel Tavo dhe Familja