Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Albnin Kurti, i cili ha se në barrikadat e Kosovës ka pasur anëtarë të organizatës mercenare Wagner.
Ai tha se është një gënjeshtër dashakeqe dhe se nuk ka pasur anëtar të Wagner në veri të Kosovës.
“Është gënjeshtër dashakeqe se pjesëtarët e grupit Wagner ishin në barrikadat në Kosovë. Po ashtu, Nuk është e drejtë të ftojmë serbët në luftë në Ukrainë, nuk është e drejtë që ne të vuajmë sepse kemi pranuar çdo person nga Federata Ruse dhe sepse rusishtja është gjuha amtare këtu dhe sepse ne nuk kemi vendosur sanksione. Nëse e bënim këtë, do të ishte kundër rregulloreve tona”, tha ai.
Grupi Wagner, i njohur gjithashtu si PMC Wagner, është një organizatë paraushtarake ruse. Ajo përshkruhet ndryshe si një kompani private ushtarake (PMC), një rrjet mercenarësh ose një ushtri private de facto e presidentit rus Vladimir Putin. Grupi operon përtej ligjit sepse kontraktorët privatë ushtarakë janë zyrtarisht të ndaluar në Rusi. Ndërsa vetë Grupi Ëagner nuk është i drejtuar ideologjikisht, elementë të ndryshëm të Ëagner janë lidhur me neo-nazistët dhe ekstremistët e djathtë.