Gjykata e lartë, ka vendosur mospranim të rekursit të Alfred Belerit.
Beleri kishte bërë rekurs kundër vendimeve që rrëzuan kërkesën, për leje të posaҫme për t’u betuar si kryetar në këshillin bashkiak të Himarës.
Gjykata e Posaçme, e ka dënuar Belerin me dy vite burg me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
Bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi, u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por gjykata pezulloi dënimin me burg dhe e vuri në shërbim prove për 3 vitet e ardhshme.”
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, me dyshimin se iu dha para qytetarëve të ndryshëm në Himarë, në këmbim të votave të koalicionit “Bashkë Fitojmë.