Fjala poetike në “Rahma School”, Elbasan
Tjetër veprimtari me karakter masiv në shkollën “Rahma School”. Këtë herë, edhe në kuadër të muajit të letërsisë e arteve, është zhvilluar konkursi i fjalës poetike. Janë përfshirë në këtë veprimtari nxënës të klasave 6-të gjer në të 9-të, të cilët, gjatë interpretimeve kanë nxitur shpirtin krijues e atë të konkurrencës. Në konkurs janë paraqitur poezi të autorëve vendas dhe të huaj. Nxënësit kanë marrë çertifikata pjesëmarrjeje dhe vlerësimi. Fituese e këtij konkursi është shpallur nxënësja e klasës së VII b, Neili Skora me poezinë, “Në mundsh”. Veprimtaria është përgatitur nga mësueset e gjuhës shqipe të kësaj shkolle.