Një shqiptar në Fieri, i akuzuar për super trafik ndërkombëtar të drogës, është arrestuar në Kolumbi, gjatë një operacioni masiv të organizuar në bashkëpunim me policinë ekuadoriane. 37-vjeçari Artur Rrapaj u prangos bashkë me një nga narkotrafikantët më të rëndësishëm të vendit amerikano-jugor, Emilio Sanchez Farfan i njohur me pseudonimin ‘Gato Farfan’.
Ky i fundit dhe shqiptari nga Fieri janë pjesë e kartelit ‘Nueva Generación Ecuador’ ndërsa sipas autoriteteve ekuadoriane, arrestimi i dyshes ka ardhur pasnjë hetimi të gjatë 18-mujor të kryer në bashkëpunim me forcat e zbatimit të ligjit në Kolumbi.
Qeveria dhe Policia e Ekuadorit raportuan këtë të enjte arrestimin në qytetin kufitar kolumbian të Pasto të Ëilmer Emilio SF, me nofkën “Gato Farfán” ose “Jerry”, të cilin e identifikuan si “trafikantin më të madh të drogës në Ekuador”, për sasinë e drogës së dërguar në SHBA dhe Evropë.
Detajet i kanë dhënë në një konferencë për shtyp autoritetet duke nënvizuar se të arrestuarit ishin nga trafikantët më të kërkuar të drogës në nivel ndërkombëtar, udhëheqës i kartelit të vetëquajtur Nueva Generación Ecuador.
Arrestimi u arrit pas 18 muajsh hetime, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe ekuadoriane të quajtur “Ceres” për të ekzekutuar një urdhër arresti për qëllime ekstradimi të kërkuar nga Gjykata e Qarkut Jugor të Kalifornisë (Shtetet e Bashkuara).
about:blank
Në shkurt 2022, Qeveria e Shteteve të Bashkuara e renditi “El Gato” si një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës në botë, që kishte qendrën e tij nëGuayaquil, Ekuador. Sipas informacioneve nga Ambasada e SHBA-së në Meksikë, “Sánchez Farfán merrte sasi shumë-tonëshe kokaine nga laboratorët e prodhimit në Kolumbinë jugore dhe e kalonte këtë kokainë nga ai vend në Ekuador nëpërmjet transportit tokësor. Dërgesat e kokainës dërgoheshin nga Ekuadori në Amerikën Qendrore, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara nëpërmjet avionëve privatë, anijeve detare, kontejnerëve komercialë dhe automjeteve tokësore.”