E PAPRITUR/ Jep dorëheqjen trajneri i ekipit të Kategorisë së Pare Apolonis Yeray Rodriguez.
Apolonia do ta nisë vitin 2024 pa trajner. Përveç merkatos së janarit ku duhet të afrojë lojtarë për të përforcuar ekipin, tashmë klubi fierak duhet të kërkojnë edhe për një trajner.
Sipas shtypit të shkruar, Yeray Rodriguez ka dhënë dorëheqjen nga detyra i tij. Ai nuk do të jetë më në krye të pankinës së fierakëve.
Mesa duket, ajo që e ka bërë Rodriguezin të ndërmarrë këtë vendim janë rezultatet jo të mira që Apolonia ka marrë deri më tani.
Para 10 ditesh tranieri i Apolonise Rodriguez dhe me a nje interviste per Report Tv ku eshte shprehur edhe per ekipin qe drejtonte :
“Deri më tani te Apolonia dhe në Fier ka qenë një eksperiencë shumë e mirë. më kanë pritur shumë mirë. Futbolli këtu është duke u rritur, por me një organizim më të mirë edhe niveli do ishte tjetër. Duhet punuar pak edhe në infraskturë”, tha më tej.