Gëzuar Shqipëri🇦🇱🇦🇱🇦🇱!
🇦🇱Ekspozita historike me titullin simbolik “Në telajon e Pavarësisë – 109 vjet rrugëtim i pavarur” u hap sot në Bibliotekën Publike ” Dritëro Agolli”, kushtuar Festave të Pavarësisë 28 dhe 29 Nëntorit.
Nxënësit e Shkollës Artistike Rajonale “Jakov Xoxa” përgjatë një muaji kishin realizuar punime në pikturë e skulpturë me tematikën e festave kombëtare, duke sjellë këndvështrimin e tyre në një ekspozitë të realizuar me detaje të mirëfillta artistike, shoqëruar me një ekspozitë të fondit libror të Bibliotekës kushtuar figurave të këtyre datave.
Takimin dhe përurimin e ekspozitës e hapi Drejtoresha e Bibliotekës Znj. Klodjana Gjata, e cila falenderoi të gjithë pjesëmarrësit, veçanërisht nxënësit. Ndër të tjera, ajo theksoi se e ardhmja e një kombi fillon pikërisht me edukimin e ndjenjave patriotike tek të rinjtë dhe fëmijët.
Fjalën e mori drejtori i Muzeut Historik, Fier, Z. Ilirjan Gjika, i cili foli mbi rëndësinë e kësaj date dhe rolin e patriotëve të qytetit tonë.
Ekspozita u shoqërua me një kolazh këngësh nga fëmijët e shkollës “Jani Bakalli” me mësuese Arta Serjanaj, si dhe interpretime poezish nga aktori Astrit Hasani.
Takimin e përshëndetën
Enrik Mazreku – Drejtor i DAK Fier; Andi Bakiaj – Drejtor i Shkollës Artistike Rajonale dhe
Petraq Kote – shkrimtar.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë. Mirëpresim të gjithë dashamirësit dhe qytetarët!