Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme në Fier, ku u ekzekutua Demir Backa.
Demir Backa ose siç njihej ndryshe (Dem se Agim) Backa, ishte në makinën e tij tip “Audi”, kur një makinë tjetër u afrua pranë tij dhe zbrazën karikatorin e kallashnikovit.
Pas ngjarjes policia gjeti një makinë të djegur në fshatin Daullas, ku brenda u gjetën e dhe dy armë, një kallashnikov dhe një pistoletë.
Bëhet me dije se makina e djegur, me të cilën dyshohet se autorët kryen ekzekutimin është me targa nga Kosova,
Grupi hetimor po verifikon nëse targat janë reale apo false dhe nëse janë reale do të verifikohet se kur ka hyrë ky automjet në Shqipëri dhe në pronësi të kujt është.
Në lidhje me ngjarjen 15 persona janë shoqëruar në polici, mes të cilëve ka edhe persona me precedentë penalë, ndërsa disa prej tyre kanë patur edhe konflikte të mëhershme me viktimën.
Kujtojmë që 57 vjeçari është vëllai i ish-anëtarit të Bandës së Pusit të MEzinit, Medi Backës, i cili njihej edhe si “Buç Backa”, i vraër në 28 mars të vitit 1997 në masakrën e Levanit, së bashku me 23 persona të tjerë, 17 shqiptarë dhe 6 romë.
Të quajtur me nofkën “Të fortët e Jugut”, kjo bandë kishte si rivale kryesore Bandën e Çoles të drejtuar nga Zani Çaushi.
Viktima ishte pronar i “Bar Piazza” në qendër të qytetit dhe i një hoteli në Sarandë.