2-3-4 GUSHT HAJDE NË KUKËS!!!
The Gjallica International Festival
•Gjigandi me zemër të bardhë•
Mbas 25 vitesh u ktheva në vendlindje, ishte një vizitë e vogel e thjesht por që realizoj një ëndërr që kisha pasur gjithmonë.
Gjëja e parë që më goditi sapo arrita në Kukës është ai gjigand me zemër të bardhë që ne e quajme të gjithë Gjallica. Forca e mikpritja që të trasmeton ai mal është e pa përshkrueshme me fjalë. Duke u kthyer mbas koncertit shikoja fotot dhe mallëngjehesha ndoshta kurbeti po na bën më të ndjeshem, gjithesesi teksa vëzhgoja Gjallicën deshira rritej për ta homazhur në ndonjë formë për bukurinë që më ka falur mua në femijëri e të gjithë kuksianeve në shekuj.