Edhe pse i vdekur aktori i njohur Chadwick Boseman vazhdon të thyejë rekorde në rrjtetet sociale.
Së fundmi gjiganti Tëitter ka bërë të ditur se njoftimi për vdekjen e tij, që u postua në profilin e aktorit në këtë rrjet socialmë 28 gusht, është bërë postimi me më shumë “like” në histori. Sipas të dhanve që ka publikuar Twitter ky postim ka marrë 6,8 milionë “like” dhe 3 milionë “retweet”.

43-vjeçari, i cili u bë i famshëm me rolin e tij në “Black Panther”, kishte 4 vite që luftonte ma kancerin në zorrën e trashë, por gjatë kësaj kohe vazhdoi të xhironte filma dhe askush përveç rrethit të tij të ngushtë nuk e dinte problemin shëndetësor të tij.
Chadëick Boseman, humbi betejën me kancerin më datë 28 gusht. Aktori që ndryshe njihet si “Pantera e zeze”, ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angelos, ku afër tij ishte gruaja dhe familja e tij.