E rëndë në Greqi/ Burri vret ish të dashurën e më pas vret veten në banesë! Shënimi që la: Nuk mund të jetoja dot pa të!
Një krim i rëndë ka ndodhur në Rodos, në Greqi, ky një 40-vjeçar ka zënë në pritë ish të dashurën e tij. 31-vjeçarja me profesion mësuese, po dilte nga makina e saj kur u qëllua me dy plumba nga ish-partneri i saj i cili po e priste brenda një makinë që kishte marrë me qira, dhe ishte i shoqëruar dhe më një person tjetër.
Ai qëlloi me ftohtësi ndaj ish-të dashurës dhe më pas u largua në drejtim të paditur. Por menjëherë pas kësaj, ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, në një distancë të shkurtër nga shtëpia e viktimës, pasi kishte kryer vetëvrasje.
Raportohet se ai la një shënim në të cilin shkruante se ‘nuk mund të jetonte pa vajzën që vrau’. Viktima ishte një mësuese në një departament të arsimit special, dhe ajo kishte pasur një marrëdhënie personale me autorin, të cilën dyshohet se e ndërpreu rreth një muaj më parë.
Burrat e Sigurimit të Rodos mbërritën në vendin e krimit dhe gjetën dy gëzhoja nga arma e gjahut dhe tashmë kanë filluar të marrin dëshmi nga dëshmitarët okularë. Trupi i 31-vjeçares u transportua në spitalin e Rodosit, ku do të kryhet autopsia.