17 November, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Uncategorized

E pazakontë/ Policia e Tiranës heton grabitjen e një …hurme

by News Albania
28/07/2020
in Uncategorized
0
20
VIEWS
Share on Facebook

“Një person i paidentifikuar, pasi u afrua tek tenda e dyqanit, me anë të një sendi në dukje çakmak, e dogji tendën. Hapi një vrimë të vogël përmes djegies dhe më pas aty futi dorën, mori një hurmë dhe iku”. Ky kallëzim i dorëzuar në fund të vitit 2019 pranë komisariatit numër 4, i ka futur në hall policinë e më pas prokurorinë të cilat ia përcjellin dosjen për t’u zbardhur njëra-tjetrës. Qytetari që kërkon zbardhje të ngjarjes quhet A. H. dhe kërkon hajdutin që i vodhi një hurmë në dyqanin që ai ka marrë me qira dhe që gjendet sipas burimeve të gazetës “Si” në Rrugën e Dibrës. Policia ka mbajtur shënim të gjithë rrëfimin e shitësit që tregon se ka dy vjet që e ka hapur dyqanin dhe se në fund të 2019-s kur, si përditë, shkoi për të shitur fruta perime, pa që tenda ishte në formën e një vrime e djegur. “Hapa kamerën e sigurisë dhe aty vërejta një person të paidentifikuar që djeg tendën sa për të futur dorën dhe nga stiva e fruta-perimeve rrëmbeu një hurmë dhe u largua”, tregon shitësi. Ndonëse qytetari i vendosi në dispozicion filmimet e kamerës së sigurisë dhe megjithëse një kokërr hurmë nuk është ndonjë dëm i konsiderueshëm, oficerët kanë kryer një sërë veprimesh dhe ping pongu që po ndodh mes policisë dhe prokurorisë merr më pas formën e një historie për të qeshur. Madje për t’u gajasur! Oficeri shkruan në dosjen që gazeta “Si” disponon: “Nxora procesverbalin për këqyrjen e kamerave të sigurisë në Rrugën e Dibrës, por të dhënat që u administruan janë pa interes për hetimin”. Ky rezultat i delegohet më pas prokurorit të çështjes Valentin Preci, të cilit i tregohet se u mor procesverbali për këqyrjen e kamerave. Oficeri justifikon veprimet që kreu më pas për një kokërr hurmë ku ka përfshirë edhe një oficer tjetër. “Nga kontaktet e vazhdueshme të mbajtura me oficerin e policisë gjyqësore, me gjithë veprimet e kryera nga ky i fundit në terren dhe në rrugë operative nuk është arritur që të mblidhen të dhëna të vlefshme për identifikimin e autorit të kësaj ngjarjeje”.

Sapo prokurorit i ka mbërritur ky rezultat, ai nga ana e tij urdhëron pezullimin e hetimeve që nuk është pushim hetimesh dhe ka kthyer dosjen për veprime të mëtejshme pranë policisë së Tiranës.

A po vidhet për t’u ushqyer në Tiranë?

Kur Amine Amine përfundoi në burg, gjykata ngriti zërin dhe kërkoi llogari se si mund të përfundonte një qytetar që pretendon se vodhi nga uria në qeli. Por prokurori shtoi nga ana e tij se emigranti kishte vjedhur edhe “produkte luksi”, pasi sipas tij i pandehuri shfaqet në kamerat e sigurisë duke hapur një frigorifer e duke marrë prej andej kanoçe birre. Por ky debat që po diskutohet rëndom në gjykatë, pas shumë rasteve kryesisht në zonën e Kamzës për qytetarë që marrin ushqime nga dyqanet apo siç është edhe rasti i një 73-vjeçari që u referua duke futur një pako djathë në rroba, merr përgjigje me njoftimin më të fundit të policisë.

Një 26-vjeçar u ndalua me iniciativë, pasi shfaqet duke vjedhur në rrugën “Artan Lenja” disa produkte ushqimore. Në njoftimin zyrtar shtohet:

“Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera. Konkretisht më datën 19 korrik në rrugën “Sulejman Delvina” në ambientet e një marketi ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore në vlerën 20 mijë lekë dhe në datë 20 korrik ka vjedhur në një market produkte të ndryshme ushqimore me vlerë 12 mijë lekë”.

Por policia shpjegon se kodi është i qartë, në rastet kur vetë denoncuesit i kapin hajdutët në flagrancë dhe madje kryejnë edhe denoncime, dalja para përgjegjësisë është e pashmangshme.

Me armë në supermarket?

Një referim i policisë tregon pikërisht këtë gjë. Ngjarja ndodhi pak përpara se të mbyllej kasa në një supermarket në rrugën “Kongresi i Lushnjës”. Shitësja shpjegon për policinë “ishte ora 21.07, isha në punë. Në supermarket u fut një person, i cili nxori një armë nga brezi dhe e mbushi. Vajti te kasa, e provoi për ta hapur por kasa ishte e mbyllur. Bërtiti “shpejt lekët!”. Pastaj u largua pa kryer asnjë veprim tjetër”./ Gazeta Si

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania