Politika shqiptare sot në festë: Socialistët festojnë 30 vjetorin e Partisë, në selinë blu ditëlindjen e Lulzim Bashës (12 qershori që “bashkon” palët).
Në familjen e Lulzim Bashës sot ka festë. Kreu i Partisë Demokratike feston këtë të shtunë 47-vjetorin e lindjes. Por si për çudi, ditëlindja e Bashës përkon me atë të 30 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.
Kjo ditë i gjen dy palët disi më të qetësuara, me kreun e PS që sot pret urime për 30 vjetorin e Partisë dhe Lulzim Bashën që pret urime për ditëlindje. Në selinë blu ende nuk ka festime me tortë dhe qirinj, pasi nuk dihet axhenda e kryedemokratit.
Një ditë pas ditëlindjes, Lulzim Basha do të përballet me zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, ku krahas tij garojnë Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.