Deputeti i LDK zbardh prapaskenat: Ideja për largimin e Vjosa Osmanit nga Partia ishte e Thaçit dhe Mustafës
Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli, është shprehur mbrëmjen e djeshme se ideja për largimin e kryetares së Kuvendit Vjosa Osmanit nga LDK-ja ka ardhur nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.
“Ideja për largimin e Vjosa Osmanit unë besoj se kjo është ide e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. E ndihmuar nga ata që shkonin edhe te Grenelli për ta informuar se sa keq janë këta “poshtë”. Bëhet fjalë për Agim Veliun, Skënder Hysenin dhe Agim Veliun”, është shprehur Avdyli në T7.
Më tej, ai tha se Veliu nuk ka guxim të dalë në zgjedhje.
“Veliu nuk guxim të dalë në zgjedhje dhe mendon se po flet me njerëzit e LDK’së si në komunë dhe mund t’i përjashtojë kur të dojë”, tha Avdyli.