21 May, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Çfarë është dëshpërimi i Janarit

by News Albania
15/01/2021
in Lifestyle
0
Çfarë është dëshpërimi i Janarit
34
VIEWS
Share on Facebook

Viti i Ri është kohë për fillime të reja, por për shumë ka një zhytje në atë pozitivitet. Dëshpërimi i Janarit janë një gjendje e vërtetë mjekësore.

“Është një formë depresioni që shumë njerëz e ndiejnë pas pushimeve dhe ndonjëherë edhe më herët”, thotë terapistja Rosemary Sword .

Dëshpërimi i janarit mund të zgjatë për disa javë, zakonisht pas të hënës blu, më 21 janar, e cila thuhet se është dita më depresive e vitit. Kjo ditë është llogaritur duke përdorur një seri faktorësh në një formulë (jo veçanërisht shkencore) matematikore.

Faktorët janë: moti, niveli i borxhit (specifikisht, ndryshimi midis borxhit dhe aftësisë sonë për të paguar), sasia e kohës nga Krishtlindja, koha që dështoi në zotimet e Vitit të Ri, nivele të ulëta motivuese dhe ndjenja e një nevoje për të marrë përgjegjësinë e situatës.

A është i njëjtë me Çrregullimin Afektiv Sezonal?

Jo. Dëshpërimi i janarit është depresion i situatës dhe shoqërohet me mënyrën se si mendojmë dhe ndihemi.

Çrregullimi Afektiv Sezonal (ÇAS) mund të prekë njerëzit për një muaj në çdo kohë dhe mjekët besojnë se ka të bëjë me mënyrën se si trupi i përgjigjet rrezeve të diellit.

Alison Kerry, nga shoqata bamirëse e shëndetit mendor “Mind”, thotë: “Me ÇAZ, një teori është se drita që hyn në sy shkakton ndryshime në nivelet e hormoneve në trup.

Në trupat tanë, drita funksionon për të ndaluar prodhimin e hormonit të gjumit melatoninë, duke na bërë të zgjohemi.“Është menduar se të sëmurët me ÇAS preken nga orët më të shkurtra të dritës në dimër. Ata prodhojnë melatoninë më të lartë, duke shkaktuar letargji dhe simptoma të depresionit”.

Disa nga simptomat e ÇAS janë vështirësia në të fjetur ose gjumë i tepë i tepërt, shtim ose rënie e oreksit, energji e ulët, nervozizëm ose zemërim, vështirësi për të kujtuar gjërat, vështirësi për të trajtuar situatat dhe dëshira për izolim.

Si ta kuptoni se vuani nga dëshpërimi i janarit?

Njerëzit fillojnë të vuajnë menjëherë pas pushimeve, kur të gjitha dekorimet festive janë zhdukur dhe gjërat janë kthyer në normalitet.

Mund të ndiheni të vetmuar pasi miqtë dhe familja, që keni parë gjatë pushimeve, janë larguar.

Largohuni nga ushqimi dhe pirja e tepërt dhe e lini të rrjedhë edhe nëse Viti juaj i Ri nuk nisi siç shpresuat.

Shoqata bamirëse e shëndetit mendor “Mind” e nënçmon nocionin e të Hënës Blu, duke pretenduar se koncepti nuk ka asnjë themel në kërkimin shkencor.

Një deklaratë në faqet e tyre të internetit thotë: “Mendojmë se është mashtrim i rrezikshëm.

Ata prej nesh që jetojnë me depresion, e dinë se ato ndjenja nuk diktohen nga data”.

Shefi i Informacionit i Mind, Stephen Buckley thotë se “E hëna blu kontribuon në dëmtimin e keqkuptimeve për depresionin dhe banalizon një sëmundje që mund të jetë kërcënuese për jetën”.

Degë të shumta të organizatës bamirësie të Samaritanëve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po synojnë ta kthejnë të hënën blu në të hënën e birrës dhe do të ofrojnë diskutim dhe evente në të gjithë vendin.

Si të përballeni me dëshpërimin e janarit?

Të dilni shëtitje ose të mbyllni një projekt që keni filluar, janë mënyra për t’u marrë me qetësinë emocionale.

Sword thotë: “Dilni në natyrë, qoftë edhe për pak.

“Shëtisni rreth lagjes, shijoni një vakt të preferuar me të dashurit tuaj, telefononi një mik ose anëtar të familjes; mbaroni atë projekt që keni filluar verën e kaluar, nëse mundeni.

Jeni unik dhe i vlefshëm, kështu që shijoni jetën tuaj të bukur”

Ushtrimet, fillimi i një aktiviteti që keni dashur të bëni dhe shijimi i kohës me miqtë dhe familjen, të gjitha ndihmojnë për të dëbuar dëshpërimin e dimrit.

Dëshpërimi i janarit ka tendencë të zgjatë disa javë maksimalisht, por njerëzit me Çrregullim Afektiv Sezonal mund të preken për muaj me radhë. Disa njerëz mund të fillojnë të ndjehen të plogësht dhe të dëshpëruar sapo ditët fillojnë të shkurtohen në vjeshtë dhe kjo mund të zgjasë deri në pranverë.

“Ndryshe nga dëshpërimi i janarit, që është një depresion i situatës dhe shoqërohet me mënyrën se si mendojmë dhe ndiejmë, Çrregullimi Afektiv Sezonal, është depresion klinik i shkaktuar nga biologjia personal”, thotë Sword. Është mënyra se si funksionon trupi i një personi dhe është një përgjigje fiziologjike ndaj më pak orëve të dritës së diellit gjatë muajve të dimrit.

“Kur dikush përjeton dëshpërimin e janarit, e dimë do të kalojë dhe nuk kërkojmë ilaçe”, tha Sword. “Por për të sëmurët me ÇAZ, mund të përshkruhen ilaçe, kundër depresionit dhe terapi me dritë – ekspozimi ndaj dritës për të ndihmuar trupin të përballojë ditët më të shkurtra”.

Por nëse çrregullimet e humorit dhe gjendja e dëshpëruar janë më shumë se diçka sezonale, koha më e mirë për të folur me një terapist, sipas klinikës psikoterapeutike në Shqipëri “Be the Change” është kur diçka ju ka shqetësuar, për një kohë të gjatë, keni provuar gjithçka që mund të mendoni për ta “rregulluar”, ose “përmirësuar” atë, pa parë ndonjë lëvizje përpara.

“Nëse po e shihni veten duke përsëritur modele të sjelljes, mendimit ose marrëdhënies që janë të dhimbshme për ju, një terapist mund të jetë në gjendje t’ju ndihmojë të zhvendoseni dhe të zhvilloni modele më të shëndetshme”, këshillon klinika Be the Change.

Por ka disa mënyra të thjeshta për ta nxjerrë veten nga dëshpërimi i janarit. Terapistja Rosmary Sword thotë se një nga gjërat për të përmirësuar humorin është të sjellësh në kujtesë gjërat pozitive që keni përjetuar gjatë pushimeve dhe gjatë jetës.

Mund të bëni plane për të pasur një vit më të mirë se i mëparshmi. Këto plane mund të përfshijnë projekte si vetë-përmirësimi, të jeni më të shoqërueshëm apo të ndihmoni njerëz në nevojë.

Në fund, kujtojini vetes se nuk ka problem të silleni në mënyrë hedoniste ndonjëherë.

Marrë nga Gazeta “Si”

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

VIDEO/ Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër, momenti i përplasjes së dy makinave, biçikleta ku udhëtonte 50-vjeçari që ndërroi jetë “fluturon” në ajër

Aksidenti i frikshëm në Shkodër/ Humbi jetën nga përplasja e fortë e dy makinave, identifikohet viktima që po ecte me biçikletë (EMRI)

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

VIDEO/ Publikohen pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër, momenti i përplasjes së dy makinave, biçikleta ku udhëtonte 50-vjeçari që ndërroi jetë “fluturon” në ajër

Aksidenti i frikshëm në Shkodër/ Humbi jetën nga përplasja e fortë e dy makinave, identifikohet viktima që po ecte me biçikletë (EMRI)

21/05/2026
Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj: Pas zhdukjes së Visit, policia më ka ardhur 23 herë! Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve…

Zbardhet dëshmia e babait të Ervis Martinaj: Pas zhdukjes së Visit, policia më ka ardhur 23 herë! Kam kaluar të gjitha llojet e hetimeve…

21/05/2026
Konfindustria paralajmëron rritje të çmimit të karburantit: Të ndërtohet impianti i përpunimit të naftës vendore, mjeti më efektiv për të lehtësuar pasojat që vijnë nga jashtë

Ndryshojnë sërish çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten në tregun shqiptar

21/05/2026
Ministja Evis Sala: Shëndetësia s’mund të nxihet për disa kreditë politike, po punojmë ndërsa garantojmë vazhdimësinë e shërbimit

Ministja Evis Sala: Shëndetësia s’mund të nxihet për disa kreditë politike, po punojmë ndërsa garantojmë vazhdimësinë e shërbimit

21/05/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In