Pritet të hidhet në treg kartëmonedha me prerjen më të madhe e emetuar deri më tani.
Kartmonedha e re 10 mijë lekë pritet të hidhet në qarkullim në tremujorin e fundit të këtij viti. Lajmi është bërë I ditur nga Banka e Shqipërisë
Vitin e kaluar u hodhën në treg kartëmonedhat 200 lekë dhe 5000 lekë, ndërsa këtë vit do të hidhen në qarkullim kartëmonedhat 10,000 lekë dhe 1,000 lekë duke filluar tremujori i fundit i vitit.
Kartëmonedha 10,000 lekë që del për herë të parë në treg ende nuk është prezantuar si imazh nga Banka e Shqipërisë, por sipas vendimit të Këshillit të Mbikëqyrjes, Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të ‘Flamurit Kombëtar’, si dhe një varg të zgjedhur nga ‘Himni Kombëtar’, ‘Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim’.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kartëmonedhat përmbajnë një sërë elementesh sigurie që i mbrojnë nga falsifikimi dhe ruajnë besueshmërinë e publikut tek paraja.Vm.Dd
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka