Bashkia Korçë është model për trajtimin dhe mbështetjen e fëmijëve me aftësi ndryshe.
Falë bashkëpunimit dhe mbështetjes të UNDP, kemi ngritur një qendër të re komunitare zhvillimi ku femijët me probleme e vështirësi trajtohen nga specialistet e këtij shërbimi të ri bashkiak.
Ndamë eksperiencën tonë për mirëfunksionimin e kësaj qendre në një takim të organizuar me qendrat e ngjashme komunitare të bashkive Dimal, Roskovec dhe Përmet, për trajtimin e femijeve me spektrin e autizmit dhe mbështetjen e prindërve të tyre.
I pranishëm ishte edhe Laurent Ruedin, Këshilltar Rajonal për Përfshirjen Sociale të Qeverisë Zvicerane e cila ka financuar hapjen e qëndres nëpërmjet Agjencise Zvicerane per Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.