Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema fitoi Topin e Artë për sezonin 2021/22. Ai ka marrë urime të shumta nga bota e futbollit, teksa të gjithë e kanë konsideruar si fituesin e drejtë të këtij trofeu.
Por mesa duket dikush nuk e ka uruar dhe është pikërisht ish-bashkëlojtari i tij tek Real Madrid. Bëhet fjalë për yllin portugez, Kristiano Ronaldo i cili e ka fituar 5 herë Topin e Artë.
Këtë e ka rrëfyer vetë sulmuesi francez në një intervistë për “Telefoot”.
Gazetari e pyeti Benzemën nëse Kristiano e kishte uruar. “Jo, jo akoma”, u përgjigj Benzema.
“Nuk është e drejtë”, tha gazetari, për të cilin sulmuesi i Real Madridit qeshi, duke thënë: “Qetësohuni”.