Ditën e djeshme, një aksident me motoçikletë, ka ndodhur në fshatin Dobroshec të Drenasit. Si pasojë dy persona (vajza), janë lënduar në këtë aksident.
Njëra nga ato është në gjendje të rëndë, ku i është nënshtruar një operacioni.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga drejtori i Emergjencës Naser Syla.
“Njëra është transferuar në Mjekimin Intensiv Qendror”, tha Syla.
Ende nuk dihen detajet se si ka ndodhur ky aksident.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të rastit nuk ka pranuar ndonjë informacion.
Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.