Një Tik-Toker ka mbledhur 186,000 dollarë që t’i shlyente hipotekën një punëtoreje 81-vjeçare të Walmart. E moshuara kishte punuar për gjigantin e shitjes me pakicë për 20 vjet.
Devan Bonagura, 19 vjeç, nga New Jersey , u bë viral në fillim të këtij muaji kur ai ndau një video të Nola Carpenter të ulur në dhomën e pushimit gjatë turnit të saj në Ëalmart në Hackettstoën.
“Jeta nuk duhet të jetë kaq e vështirë”, shkroi ai në tekstin në ekran.
Klipi tronditës është shikuar më shumë se 30 milionë herë që kur u postua më 2 nëntor. Përgjigja dërrmuese nga komentuesit e shtyu Bonagura të krijonte një llogari GoFundMe që zonja të mund të dilte në pension.
Adoleshenti tregoi më vonë se u pezullua nga puna pasi videoja u bë virale, pasi edhe ai vetë punonte për palë të treta në mjedise të biznesit, por shtoi se ia vlente pasi arriti të mblidhte më shumë se 100,000 dollarë për të moshuarën në vetëm 24 orë.