Sot, gjithë shqiptarët, dhe në veçanti Komuniteti Shqiptar i Selanikut, përkujtojnë me dhimbje vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik më 14 gusht 1933.
Hasan Prishtina është ideologu dhe formuluesi kryesor i platformës për shpalljen e pavarësisë së gjithë shqiptarëve nga perandoria otomane.
Edhe pse deputet i parlamentit otoman, ai me guxim dhe largpamësi gjeniale, me vizion dhe veprime praktike punoi me fjalën e tij, me penë edhe pushkë, harxhoi pasurinë e tij për pavarësinë e shqiptarëve.
Vizioni dhe kultura e tij e frymëzoi për të vepruar pa rreshtur për ngritjen e një shtetit demokratik shqiptar me orientim perëndimor.
Selaniku ishte si shtëpia e dytë e Hasan Prishtinës, ku ai studjoi për disa vite në shkollën franceze, ku investoi dhe kreu aktivitet të dendur politik, nga i cili nuk mund ta ndanin veçse plumbat e armiqve të tij politikë.
Përkujtimi i veprës së Hasan Prishtinës dhe pasqyrimi i veprimtarisë së tij në Selanik, përbën një nga angazhimet e Komunitetit Shqiptar të Selanikut.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka