Beratsja që nxorri në pritë tek Komuna e Parisit Hekuran Billën.
Newsalbania.al siguron foton e Adjola Lakra,26-vjeçarja që është arrestuar sot nga policia si bashkëpunëtore në ekzekutimin e 40-vjeçarit Hekuran Billa, te Komuna e Parisit, mbrëmjen e 11 qershorit,është nga qyteti i Beratit. Ajo ka lindur në 09.06.1994 në Berat nga dy prindërit Kreshnik dhe Liljana,ndërkohë që ka edhe një vëlla më të vogël se vetja,që quhet Fabjo.
Adjola Lakra dyshohet se ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Hekuran Billës. 26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim në zonën e Komunës së Parisiti,aty ku edhe po e prisnin vrasësit dhe pas krimit mësohet se ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë.