U shpall kampion bote në stilin e shkëputjes, Balla uron peshëngritësin Briken Calja për fitoren.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar peshëngritësin Briken Çalja pas shpalljes kampion bote në stilin e shkëputjes.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Balla deklaron se Shqipëria ka një kampion bote Briken Calja.
“Urimet më të mira djalit të shkëlqyer nga Bashkia e Cërrikut Brikeni u shpall kampion bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampion në shtytje në peshën deri 73 kg”, shkruan Balla.
Postimi i Taulant Ballës:
Shqipëria ka një kampion bote Briken Calja Urimet më të mira djalit të shkëlqyer nga Bashkia e Cërrikut Brikeni u shpall kampion bote në stilin e shkëputjes dhe nënkampion në shtytje në peshën deri 73 kg