🇦🇱 | Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim, së bashku me Ambasadoren suedeze Elsa Hastad, dëshmuan sot përpjekjet për rindërtimin e Kullës së Kalasë së Durrësit. Gjatë një ceremonie për të vlerësuar rindërtimin, ekipet montuan një segment prej 26 tonësh të murit në Kullën C. Kulla u dëmtua ndjeshëm gjatë tërmetit të nëntorit 2019 dhe po rindërtohet pas gati dy vitesh punë të palodhur, stabilizimi dhe kërkimi, hartimi të projektit dhe zhvillimi nga arkitektë, inxhinierë, specialistë dhe punëtorë të ndryshëm. Puna e restaurimit të Kullës C u mbështet financiarisht në faza të ndryshme nga Ambasada Suedeze dhe Ambasada e SHBA përmes Programit të Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP). AFCP akordoi 800,000 dollarë për të ndihmuar në mbështetjen e katër vendndodhjeve të trashëgimisë kulturore të dëmtuara rëndë nga tërmeti, përfshirë Kullën e Sahatit dhe Teqenë e Dolmës në Kalanë e Krujës, Kullën e Sahatit dhe Murin në Kalanë e Prezës dhe Kullën C në Durrës. Ne jemi krenarë që ndihmojmë në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.
🇺🇸 | U.S. Ambassador Kim was joined by Swedish Ambassador Elsa Hastad to witness the reconstruction efforts of the Durres Fortress Tower today. During a ceremony to commemorate the reconstruction, crews mounted a 26-ton segment of the wall on Tower C. The tower was significantly damaged during the November 2019 earthquake and is being reconstructed after nearly two years of hard work, stabilization and research, project design and development by various architects, engineers, specialists, and workers. The restauration work of Tower C was financially supported at different stages by the Swedish Embassy and the U.S. Embassy through the Ambassadors Fund for Cultural Preservation (AFCP) Program. AFCP allocated $800,000 to help support the four cultural heritage sites heavily damaged by the earthquake, including the Clock Tower and Tekke of Dolma in the Kruje Fortress, the Clock Tower and the Wall at the Preze Fortress, and Tower C in Durres. We are proud to help protect and preserve Albania’s cultural heritage.