Takimi i dy qeverive në Elbasan, Rama: Sot, mbledhje punësh konkrete! Në të dy anët duhet të përmirësohemi.
Kryeministri Edi Rama ka hapur mbledhjen e dy qeverive që po mbahet në Elbasan. Kreu i qeverisë shqiptare tha se kjo mbledhje e sotme është ndryshe nga të parat, pasi është mbledhje e punëve konkrete. Pas tij, fjalën e ka marrë delegacioni i qeverisë kosovare, me kryeministër Albin Kurtin.
“Dua të theksoj diçka që me Albinin e kemi gjetur si emërues të përbashkët në të gjitha tryezat tona. Sot, nuk jemi në një mbledhje që ka gjithmonë peshën e vetë të rëndësishme simbolike, nuk jemi në një mbledhje që ka gjithmonë mbështetje reciproke, por përtej këtyre dy elementëve, sot më vjen mirë të themi se jemi në një mbledhje punësh konkrete të materializuara në punë konkrete”, u shpreh Rama ndër të tjera.
Kryeministri i Shqipërisë pati dhe një propozim jashtë rendit të ditës për homologun Kurti.
“Ne kemi dakordësuar në Qeveri në mbledhjen e fundit, që të punojmë që në vitin e ardhëshëm, që është një vit jubilar për Pavarësisë e vendit tonë, që të kemi gati Abetaren e unifikuar. Një libër themelor për këdo që hyn në rrugën e arsimit. Dua që ta ndajmë së bashkë këtë objektiv.
Dua që nëse biem dakord sot, këtë Abetare ta kemi të njëjtë në Shqipëri, në Kosovë, dhe pastaj së bashku në të gjitha trojet ku flitet shqip. Të bëjmë që ky libër të jetë i veçantë dhe me një vlerë të caktuar”, shtoi ai.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Në të dy anët kemi nevojë të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve dhe shtimin e ndërveprimit ekonomik dhe tregtar. Një pjesë e rëndësishme e kësaj problemetaike lidhet me pengesat burokratike.
Këto janë marrëveshje të bazuara në arritjen e një përfundimi të përbashkët, se sot më shumë se çdo gjë tjetër është nevoja për të zbatuar me shpejtësi ato masa, që janë të qarta se cilat janë. Që nga dakordësitë në letër, të kalohet në një realitet tjetër për njerëzit, mallrat dhe kapitalet. Që hapësira e përbashkët të jetë vërtet hapësirë e përbashkët.
Finalizojmë krijimin e sekretariatit kordinues i cili do të jetë një ndjekës në detaje për marrëveshjet e zbatuara dhe do raportojë për çdo problematikë që shfaqet rrugës. Nuk ka qenë asnjëherë problem vullneti politik, por ekzekutimi burokratik për t’i kthyer këto marrëveshje në rezultate konkrete.
Dua të theksoj diçka që me Albinin e kemi gjetur si emërues të përbashkët në të gjitha tryezat tona. Sot, nuk jemi në një mbledhje që ka gjithmonë peshën e vetë të rëndësishme simbolike, nuk jemi në një mbledhje që ka gjithmonë mbështetje reciproke, por përtej këtyre dy elementëve, sot më vjen mirë të themi se jemi në një mbledhje punësh konkrete të materializuara në punë konkrete.
Ne kemi dakordësuar në Qeveri në mbledhjen e fundit, që të punojmë që në vitin e ardhëshëm, që është një vit ubilar për Pavarësisnë e vetint tonë, që të kemi gati Abetaren e unifikuar. Një libër themelor për këdo që hyn në rrugën e arsimit. Dua që ta ndajmë së bashkë këtë objektiv.
Dua që nëse biem dakord sot, këtë Abetare ta kemi të njëjtë në Shqipëri, në Kosovë, dhe pastaj së bashku në të gjitha trojet ku flitet shqip. Të bëjmë që ky libër të jetë i veçantë dhe me një vlerë të caktuar.