Sanduku i Palokës si kutia e Pandorës!
Palokë Kadiu, peshorja e “engjëjve” dhe “djajve” blu!
Fjalimet patetike të Berishës në foltore si përrallat e Andersenit!
Kuvendi ilegjitim, mitingu i dt 11- dhjetor djepi i partisë se re, Partisë Demokratike Konservatore Shqiptare!
Prej disa ditësh kam qenë në dilemë për të shkruar dy rreshta apo jo për Palokën.
Vendosa ta filloj sot këtë opinion timin me të i bindur se vertet atij
i është mbushur mendja se mund ta kryej misionin e Kadiut që ia ka caktuar “Hamurabi” ynë Sali Berisha dhe do të hyjë në histori me sandukun e tij e do të kujtohet si Anton Çeta.
Nuk po zgjatem kush janë Hamurabi dhe Kadiu por thjesht me dy fjalë shkurt po e shpjegoj.
Hamurabi është perandori i lashtë babilonas i shquar për “Kodin e Hamurabit”, kurse Kadiu është zyrtar në Perandorinë Osmane që kryente detyrën e gjykatësit dhe sherbime të tjera civile dhe fetare.
Sanduku, kacaforta e Palokës, apo Kadiut është shndërruar tamam si kutia e Pandorës.
Paloka çirret e përdridhet, përbetohet deri në jargavitje për virgjërinë e sandukut të tij, ndonëse e pamë me zë e figurë audio e vidio fallcitetin e firmëtarëve të vajatoreve të Berishës, shumica prej të cilëve janë të keqpërdorur e janë bërë pjesë e korit dumbabistë, duke harruar që Berisha po i shfrytëzon mjeshtërisht për hallet e veta dhe të familjes së tij hatërmbetjet e tyre ndaj Lulzim Bashës që nuk kanë arritur pritshmëritë politike dhe sot në mënyrë të vullneshme apo të pavullnetshme po i bëjnë dëm Partisë Demokratike.
Në këto tre dekada jemi deshmitarë se demokracia shqiptare ka kaluar një tranzicion të gjatë dhe të veshtirë sepse në vend të diktaturës më të egër në botë u restarua regjimi autokratik arkitekt i të cilit është “Hamurabi” ynë Sali Berisha, garanti i Katovicës.
Sllogani i tij “Bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”, rehabilitoj moralisht dhe politikisht inkuizitorët që kishin çuar në turrën e druve mijëra intelektualë disidentë të cilët për afër pesë dekada kanë kundërshtuar me vetëmohim regjimin e Enver Hoxhës.
Djajtë e diktaturës që kaluan ylberin, të konvertuar në “engjëj” të Berishës vranë që në ngjizje demokracinë shqiptare.
Ata mbërthyen si oktapod trupën e re politike të celebruar nga verdikti i sovranit.
Zaptuan të gjitha gjymtyrët e shtetit.
U bënë digë e pakalueshme dhe ndaluan rreptësisht klasat e përmbysura, ish të burgosurit e të përndjekurit politikë, nacionalistët shqiptarë për tu bërë pjesë e demokracisë shqiptare.
Ligji 7501 ua ndaloj marrjen e pronës së tyre pronarëve.
Berisha me letrat me vlerë krijoj artificialisht një kastë pronarësh të kontrolluar prej tij e për ti përdorur sa herë ti duhen.
Programi ekonomik ndonëse u trumbetua si liberal goditi konkurencën e lirë nëpërmjet politikës etatiste nën emrin ekonomi sociale e tregut djepit të oligarkisë.
Në rrugëtimin politik të Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha si udhëheqës i saj ka adaptuar një platformë sunduese, përçarje në emër të bashkimit dhe pagëzimin e bashkëudhëtarëve të ekipit politik si engjëj dhe djaj’ duke e lënë gjithmonë partinë misionare të kombit si lëvizje apo parti elektorale për ta kontrolluar lehtësisht atë.
Sa herë të përgjedhurit e ekipit të tij kanë mbështetur Berishën janë quajtur engjëj të demokracisë e misionarë të kombit, por sa herë e kanë kundërshtuar janë përjashtuar duke u etiketuar djaj’ e tradhtarë të kombit e janë rithirrur përsëri nën shantazh, intimidim, kanosje por të “rehabilituar” kur ka patur nevojë ai e për ti shërbyer me zell vetëm atij.
Berisha është kujdesur për të mos kaluar asnjëherë korrnizat e Katovicës.
Në masën dermuese trupa politike e zgjedhur prej tij ka patur rrënjë komuniste e lidhje gjenetike me diktaturën e nuk po sjell shembuj këtu për të mos ripërsëritur shkrimet e mëparshme.
Ai është konstruktori i regjimit hibrid autokratiko oligarkiko-plutokratiko-kleptokratiko- kakistokratik.
Mirë po çdo fillim e ka një fund, e dalëngadalë autokratizmit i erdhi fundi.
Partia Demokratike nga lëvizje po formatohet parti politike me struktura të zgjedhura me votën e lirë.
Berishizmi e mercenarizmi politik si filozofi sunduese është në grahmat e fundit e nuk e shpetojnë dot foltoret as firmat fallco të imponuara nga krimi i organizuar me mbeshtetjen e trekëndëshit të Bermudës e të kyçura në kacafortën e Palokës, as kuvendi ilegjitim, mitingu i 11-të dhjetorit, politika e faktit të kryer që synon të mbajë në këmbë regjimin e vjetër duke rrëmbyer me puç statutoro- kushtetues opozitën legjitime e duke realizuar kështu mirëfilltasi grusht shteti.
Të gjithë e pamë dhe e degjuam Berishën kur deklaroj nga foltorja e Fushë Krujës se do të marr selinë e PD-së me dhunë, madje kërcënoj se do ta bëj të njëjtën gjë edhe me selinë e PS në emër të “mbrojtjes” së pluralizmit.
Berisha që shkatërroj konservatorizmin në emër të pluralizmit politik me ndjesë publike të stërpërsëritur nëpër foloret e tij përbetohet se do ta rithemeloj PD-në dhe do ta riformatoj të djathtën shqiptare.
Sigurisht që fjalimet patetike të tij para nostalgjikëve ngjasojnë me përrallat e Andersenit.
Strukturat e Partisë Demokratike të Shqipërisë të zgjedhura me votë, kryesia e saj, kolegji i kryetarëve me votim në mazhorancë absolute dhe kryetari Lulzim Basha i zgjedhur me referendum blu kanë thirrur kuvendin e bashkimit me dt 18- të dhjetor për të mbrojtur vlerat e partisë misionare të kombit dhe për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë absolutizmit obskurantist të drejtimit të partisë dhe shpëtimin e saj nga skizma për shkak të hakmarrjes tribale të Sali Berishës.
Kuvendi i 18-të dhjetorit do të çertifikojë bashkimin e demokratëve, kursin euroatlantik të PD-së dhe miqësinë me aleatin historik të shqiptarëve SHBA.
Data 18-të dhjetor shënon zyrtarisht fundin e berishizmit e mercenarizmit politik, kthimin e Partisë Demokratike nga lëvizje në parti politike.
Data 18-të dhjetor shënon epilogun e tranzicionit shqiptar të gjatë e të dhimbshëm dhe prologun e demokracisë shqiptare.
Pasi të deshtoj më turp në skenarin A për rrëmbimin e opozitës e pushtimin e selisë së saj Berisha si lojtar kalibri në mbrapshtinë e tij do të adaptojë skenarin B, do të shpallë partinë e re:“Partia Demokratike Konservatore Shqiptare”, PDKSH apo “Partia Konservatore Demokratike Shqiptare PKDSH, për të shmangur përplasjen në gjykatë me siglën e Partisë Demokristiane Shqiptare.
Firmëtarët e zënë në kurthin berishist do të pranojnë se nuk kanë rrugë tjetër, pasi e kanë braktisur shtëpinë e lirisë.
Është momenti historik të ju bëj një thirrje shumë vllaznisht e tepër shqiptarisht!
Vellezer e motra!
Demokratë e demokrate të Shqipërisë!
Mos bini pre e lojrave djallëzore të Sali Berishës.
Ai nuk e ka hallin e Partisë Demokratike, të demokracisë shqiptare, të demokratëve as të shqiptarëve sepse po ta kishte merakun e Partisë Demokratike dhe parimeve të demokracisë do të pranonte kuvendin e 18- të dhjetorit e të shkonte me firmëtarët e 11- të dhjetorit e të deshmonte mazhorancën aty.
Ai e ka hallin e vet dhe të familjes së tij të liçitur nga kampioni i lirisë dhe demokracisë botërore aleati historik i shqiptarëve SHBA.
Presidenti Xhon Kenedi në një fjalim publik ju pat drejtuar amerikanëve “Mos mendoni çfarë bëri Amerika për ju, por çfarë bëtë ju për Amerikën
Shtepia jonë e përbashkët është Amerika”.
Vëllezër dhe motra, demokratë dhe demokrate!
Shtepia jonë e përbashkët është Partia Demokratike e Shqipërisë.
Mos e braktisni shtëpinë tuaj se do të pendoheni.
Deviza jonë vllaznore është:
“Një parti- një kuvend”.
Kuvendi historik i 18-të dhjetorit do të mbrojë vlerat historike, kontributet e gjithësecilit, kursin euroatlantik dhe miqësinë tradicionale të shqiptarëve.