Një tjetër dëshmi tronditëse është bërë sot nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, i cili goditi në kokë dhe më pas groposi fqinjin e tij 8 vjeç.
Ky është dhe rrëfimin e autorit në polici, i cili ka treguar edhe detaje nga krimi monstruoz.
Mësohet se ditën e sotme, viktima ishte filmuar në lagje teksa bënte xhiro me biçikletë, ndërsa më pas ishte parë që hynte drejt shtëpisë së autorit. Po ashtu bëhet e ditur se pasi policia ka kontrolluar gjithë shtëpinë, në cep të oborrit është konstatuar një grope me dhe të punuar. Menjëherë punonjësit e policisë kanë nisur të gërmojnë vendin dhe është konstatuar trupi i pajetë i djalit me goditje në kokë me mjete të forta, kazmë ose lopatë. Nga ekspertiza thuhet se djali ka ndërruar jetë para se të groposej nga autori.