Balluku nxjerr shifrat: Mallakastra kampione e të punësuarve që marrin rrogën “kot”.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetarët e bashkive në qarkun e Fierit, ku u diskutua për sektorin e ujësjellësit.
Teksa u ndal te keqmenxhimi i burimeve njerëzore, ministrja publikoi edhe shifrat e punonjësve, që janë shumë herë më të larta sesa është e nevojshme për 1000 abonentë.
Ajo u shpreh se Mallakastra ëhstë kampione e të punësuarve, pasi për 1000 abonentë ka 16 punonjës.
“Efiçenca e stafit për ne është komponent i rëndësishëm i keqmenaxhimit të sektorit kudo në Shqipëri e veçanërisht në Fier. Sipas të gjitha llogaritjeve 1000 abonentëve i përkasin 4.6 punonjës. Ky është indikatori, ndërkohë Fieri dhe Lushnja e kapërcejnë këtë me pak. Fieri me 5.5 punonjës për 1000 abonentë dhe Lushnja me 5,4 që është edhe e tolerueshme. Divjaka ka 12.2 punonjës për 1000 abonente. Patosi ka 12.5. Roskoveci ka 9.1 dhe Mallakastra kampione e cila ka marrë më shumë investime 16.1. E cila ka marrë edhe më shumë investime. Keni 4.ca herë më shumë nga ç’duhet të keni në Ujësjellës. 16 punonjës për 1000 kontrata abonentësh nga 4.6 që mund të keni! Shifër shumë e lartë”, tha ministrja.