Modelja kolumbiane Aída Victoria Merlano, ka ndihmuar nënën e saj të shpëtojë nga burgu duke shpërqendruar rojen e sigurisë.
Influencuesja kolumbiane 21-vjeçare, e ekzekutoi planin e saj duke përdorur një litar dhe një bakëpunëtor me motorçikletë. Gjatë një gjyqi këtë javë, prokurorët thanë se modelja ndihmoi ish-politikanen Aída Merlano Rebolledo të arratisej nga një burg në Bogota duke u ngjitur nga dritarja e katit të tretë të një dentisti dhe duke përdorur më pas një litar për të arritur në tokë.
Rebolledo, asokohe 38 vjeç, u burgos në vitin 2019 pasi u dënua për mashtrim të votuesëve, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje. Ajo u dënua me 15 vjet burg brenda gjashtë muajve nga fitorja e saj në zgjedhje dhe u arratis vetëm dy javë pasi mori dënimin. Vajza e saj 21-vjeçare u akuzua po ashtu, por më pas u lirua me kusht. Mundësia për t’u arratisur lindi kur Rebolledo-s iu dha leje për të marrë pjesë në një takim me dentistin.
Ndërsa ajo shoqërohej nga një roje burgu dhe një shofer në zyrën e dentistit që ndodhet jashtë burgut, ajo u lejua të hynte aty e vetme. Gjatë këtij momenti, ndërsa vajza e saj po bisedonte me rojen e sigurisë në përpjekje për ta shpërqendruar atë, pamjet nga El Tiempo tregojnë momentin kur ajo filloi të zbriste nga dritarja duke përdorur një litar. Më pas ajo vazhdon largohet me një motorçikletë, e cila dyshohet se drejtohet nga një burrë që paraqitet si shofer transporti, dhe ikën nga vendi i ngjarjes.
Rebolledo u kap përfundimisht në Venezuelë disa muaj më vonë, në janar 2020. Autoritetet dyshonin se vajza e saj dhe dentisti, Javier Cely Barajas, ishin bashkëpunëtorë dhe i akuzuan zyrtarisht muajin pasardhës. Modelja tha në një video në Instagram se: Pavarësisht se zgjohem çdo ditë duke e ditur se mund të shkoj në burg për 21 vjet, jam e lumtur sepse kam bindjen se lumturia është një vendim që merr çdo ditë.