Ish drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, me gjithse i akuzuar në mënyrë konsistente nga opozita për përfshirje në trafikun dhe kultivimin e drogës, një ditë të bukur në vend të vënies në dispozicion të hetimit u vendos në krye të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Funksion që e ushtron edhe sot e kësaj dite.
Në fakt kjo është pjesa e dukëshme, sepse po ti besosh atyre çka fliten për të jo zyrtarisht brenda institucionit, që ai ka drejtuar të duhet të përmendësh se Haki Çako, të cilin opozita e përmendëte me epitetin “Haki Droga”, komandon në hije drejtorin në detyrë Adi Veliu. Së bashku me këtë “sekret” po të njejtat burime jo zyrtare sqarojnë se pas çdo prapaskene dhe degradimi të njerëzve me integritet profesional, apo intrige qëndron Haki Çako. Ndërkohë që Ardi Veliu me ca pjesëtar të ish grupit “Çiftelia”, që kanë tradhëtuar ish ustain e parë, pra Saliun dhe janë venë në shërbim të Ramës, janë veç zbatues të strategjive degraduese të Çakos.
Po ashtu, thonë komentet jo zyrtare, në tarafin e “policisë së re” me Ardi Veliun drejtor falso dhe”Haki Drogën”,drejtues i parë në prapaskenë, bëjnë pjesë dhe një aradhë aparatçikësh të klaneve “Tepelena” e “Labëria” të majmur që në kohët e shkuara, arësye kjo që i bën të jenë tërësisht të bindur për të sherbyer me gjithsa. Me letra anonime, inskenime e shpifje, marrje nëpër gojë e ngritje akuzash të paqena ndaj kujtdo kuadri të denjë për tu ngjitur në rangjet drejtuese të Policisë etj…
Gjithsesi me këto dhe të tjera skandale do të merremi në ditët vijuese, ndaj të rikthehemi tek akuzat që opozita artikulonte sistematikisht, publikisht e zyrtarisht , në adresë të “Haki Drogës” dhe që deri më sot kanë mbetur të fjetura. Nga që askush nga institucionet kompetente nuk i ka hyrë t’ia hetojë e verifikojë vërtetësinë dhe saktësinë e informacionit.
“Pozitat e Haki Çakos brenda Policisë së Shtetit u lëkundën pasi ra Saimir Tahiri. Dukej se ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk e kishte me sy të mirë kryepolicin Çako. Në fakt mes tyre madje nuk ka pasur as komunikim, aq sa Xhafaj i shmangte daljet e Çakos edhe në konferenca. Por, pozitat e këtij të fundit më shumë se sa mospëlqimet e Ministrit i kanë dobësuar skandalet që kanë shoqëruar uniformat blu gjatë qëndrimit të tij në krye policisë së shtetit, komentonte portali “BW”, në një shkrim të dt. 8 janar 2018 të publikuar dhe nga “dritare.net”, që vijonte analizën:
“Furtuna dhe akuza u ngritën mbi Çakon pas skandalit të përgjimeve të trafikantëve Habilaj ku u përfshi edhe ish-ministri Tahiri. Zërat u shtuan se dhe vetë ai ishte i përfshirë në trafik, përmes shefave të policisë të graduar nga vetë ai, shkarkimin e të cilëve nuk e kërkoi kurrë, ndonëse pati edhe denoncime.
Opozita, PD dhe LSI e pagëzuan asokohe me nofkën “Haki droga”, duke e akuzuar për lidhje me trafikantët kryesisht në jug të vendit. Ditë pas dite flitej për një kryepolic “kukull” që i bindej verbërisht urdhrave të ministrit, që nuk reagonte pas raporteve të SHISH dhe që ndërpreu bashkëpunimin me prokurorinë.
Imazhi i burrit babaxhan që arriti sukses në Lazarat kishte filluar të shuhej dalëngadalë. Çako shihej si njeriu që nuk kishte ndaluar kanabizimin e Shqipërisë. Ai dyshohet edhe për dhënien abuzive të gradave, por edhe për fshehjet e urdhërarreseve si në rastin e Dritan Xhindolit”. Perg: Dd.Vm