Aktivistja Elona Caslli shkruan se nga zërat që qarkullojnë ndjen neveri dhe dhimbje pasi ka të rinj që përfundojnë studimet dhe nuk gjejnë një vend pune, ndërsa të tjerë marrin poste që nuk i meritojnë.
Aktivistja Elona Caslli ka komentuar lajmët që qarkullojnë në rrjet lidhur me postin që këngëtarja Eli Fara ka mbajtur në dy nga ministritë e vendit, atë të Mbrojtjes dhe Mjedisit.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se nga zërat që qarkullojnë ndjen neveri dhe dhimbje pasi ka të rinj që përfundojnë studimet dhe nuk gjejnë një vend pune, ndërsa të tjerë marrin poste që nuk i meritojnë.
“Neveri deri në dhimbje. Ndërkohë që qindra të rinj shqiptarë vërtiten në boshllëk dhe përplasin kokën pas murit për një vend pune zonja në fjalë paguhet si “Drejtoreshë” për plot 8 vite në ministri ndërkohë që di vetëm të këndojë. Sikur mos të mjaftonte e gjitha kjo, taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë edhe 65 seri të një teleromance. Post Scriptum- Grykësi e frikshme,”-shkruan ajo.
POSTIMI I PLOTË:
Neveri deri në dhimbje.
Ndërkohë që qindra të rinj shqiptarë vërtiten në boshllëk dhe përplasin kokën pas murit për një vend pune zonja në fjalë paguhet si
” Drejtoreshë” për plot 8 vite në ministri ndërkohë që di vetëm të këndojë. Sikur mos të mjaftonte e gjitha kjo, taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë edhe 65 seri të një teleromance.
Post Scriptum- Grykësi e frikshme.