Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden, do të marrë vaksinën kundër koronavirusit të hënën, së bashku me bashkëshorten e tij.
Vaksinimi i tij do të bëhet në prani të kamerave, ndërsa zv.presidentja Kamala Harris do ta marrë këtë vaksinë 1 javë më vonë.
Ditën e djeshme u vaksinua edhe zv.presidenti aktual Mike Pence, ndërkohë që presidenti Trump ka deklaruar se nuk do të vaksinohet pasi ka ende antitrupa, për shkak se e kalo COVID-in.
Prej 5 ditësh në SHBA ka filluar vaksinimi me vaksinën e Pfizer, ndërkohë që SHBa ka miratuar edhe vaksinën e Moderna-s për përdorim, nga e cila do të blihen 200 milionë doza.