Futbollistja Yuki Nagasato, kampione bote në vitin 2011 me Japoninë dhe medalje e argjendtë në Lojërat Olimpike 2012 të Londrës, do të luajë për ekipin e meshkujve “Hayabusa Eleven”, pas një huazimi historic për të hapur rrugën për krijimin e federatës së ekipeve me gjini të përziera.
Lajmin e raporton dita, sipas të cilës: Nagasato, 33 vjeç, ka luajtur për ekipin amerikan “Chicago Red Stars” në Ligën e grave në vitin 2017. Sulmuesja u huazua në ekipin e meshkujve në divizionin e dytë të ligës në prefekturën Kangawa, në jug të Tokios. Ajo do të luajë deri në vitin 2021, sipas detajeve të dhëna këtë të enjte nga ekipi i saj.
“Ju lutem mbështesni sfidën historike të Nagasatos për të përzierë femrat me ekipet e meshkujve”, shkruan në rrjetet sociale ekipi i Hayabusa Eleven.