Ministria e Drejtësisë, në kuadër të përmirësimit të legjislacionit dhe me direktivat e Bashkimit Evropian, ka përgatitur me një grup të mirënjohur ekspertesh të fushës, ndryshimet e kushteve ligjore dhe procedurave të birësimit të fëmijëve, për të krijuar më shumë lehtësi, më shumë siguri dhe më pak procedura burokratike, duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës.
Të dy projektligjet janë hedhur në konsultim publik. Mirëpresim komentet dhe sugjerimet në hapësirën e konsultimit publik. Link 1- bit.ly/3kWXxFp; Link 2 – bit.ly/3azGfcn
Shumë shpejt këto diskutime do të jenë pjesë e tryezave midis ekspertëve, praktikantevë të ligjit dhe aktorëve të fushës.