Mësuesi, që i mëson shqiptarëve, ndryshe matematikën
Një jetë e tërë në shërbim të mësimdhënies. Një jetë përvojë në drejtim të prefeksionimit të të mësuarit të matematikës. Jo vetëm kaq. Në këtë lëndë janë pasqyruar edhe elementët bashkëkohorë dhe ana praktike e të mësuarit dhe të përvetësuarit. Ky është Ali Sallja, aktualisht mësues në shkollën Jo-Publike “Rahma School” në qytetin e Elbasanit. Me dhjetra vite, drejtues shkolle në fshatra, rezultatet e të cilit kanë qenë burim frymëzimi për shkolla të tjera në këtë treve. Në mos i vetmi, mbetet ndër të vetmit, që tërë përvojën e tij jetësore-arsimore e ka vënë në shërbim të prakticitetit të përvetësimit të lëndës së matematikës. Jo pak, por shumë libra matematike për ciklin e klasave nga e para në të pestën. Së fundmi, ka hedhur në treg nëpërmjet shtëpive botuese ciklin katërvëllimor, që shtypet për herë të pestë. Në këto pak radhë mund të cilësonim “Modele testesh matematike për olimpiada”, (Për klasat I-V ) , “Problema matematike cilësore” ( Zgjidhjet, klasa e IV-ët), “Problema matematike cilësore 4”, dhe “Problema matematike cilësore 5”, që aktualisht janë në përdorim për shumicën e shkollave të vendit. Mësus, Aliu mbetet modest për punën e tij, kërkues në raport me nxënësit, po aq kërkues për botime të reja, që i shërbejnë brezit të ri shkollor gjer në përfundim të klasës së nëntë. Ai mbetet krenari për këtë shkollë dhe i nderuar në mbarë vendin.