Ajo çka është interesante, nuk është mënyra sesi Spak ka vepruar me Berishën, pasi me të ata kanë treguar një nivel përpikmërie të frikshme. I njëjti nivel përpikmërie mungonte me çështjen e inceretatorëve, ku fillimisht u godit një ministër ndërsa dy biznesmenë u zhdukën në drejtim të paditur. Një vit më pas filloi të hetohej dhe Ahmetaj. Iu dha plot 6 muaj kohë ku ai mund të bënte çfarë të donte dhe të fshinte çdo provë që donte. Disa muaj më pas iu sekuestrua shtëpia dhe sërish ai u la i lirë të bënte çfarë të donte. Dhe sigurisht ai iku në vend që të përballej me drejtësinë. Me Berishën po shohim që mund të sekuestrohet dhe pasaporta dhe të çaktivizohet në sistemin TIMS pa problem hyrja dhe dalja e dikujt. Sa mirë! Si është e mundur që Ahmetajn se ndaluan? Si është e mundur që biznesmenët pronarë të inceneratorëve kaluan pa problem ndonëse Spak ishte në fundin e hetimeve? Si është e mundur që Berisha goditet për lëvizjen e gurëve prapa kuintave për të favorizuar padrejtësisht familjarët e tij(nuk po e mbroj por është diçka e vështirë për tu provuar në gjykatë), ndërsa një tjetër lider i cili ka stampuar firmën e tij nëpër VKM me shpejtësi blitz për një aferë për të cilën janë ndjekur penalisht deri më tani 2 ministra, nuk i hyn asnjë gjemb në këmbë. Nëse duam të presim diçka të mirë prej Spak, do të ishte që të ndiqte standartin që ka ndjekur me Berishën me cilindo pushtetar dhe çështje si inceneratorët do kishin çuar në kolaps të merituar të qeverisë.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka