Ka degraduar debati mbrëmjen e djeshme në “Open” mes zv.ministrit të Financës, Besart Kadia, dhe pedagogut dhe aktivistit Arlind Qori.
Në diskutimin për protestën kundër rritjes së çmimeve, të dy të ftuarit u përballën me njëri-tjetrin duke kundërshtuar, por nuk vonoi kur kaluan në ofendime personale.
Më herët, Qori iu drejtua Kadisë duke i thënë se “ti je injorant me diplomë”, ndërsa pak më vonë në bisedë, Kadia iu drejtua me epitetin “qorri”, ndërsa komentoi edhe veshjen e tij.
Pjesë nga debati:
Besart Kadia: “Le të bëjnë protesta sa të duan ‘qorrët’ e zotit Qori, por të thuash që për këtë arsye duke qenë ‘qorri’ në krye të bordit do marrim vendim të saktë, nuk e marrim dot se nuk merr vesh dot ‘qorri’ nga kjo punë”.
Arlind Qori: “Se je për gjynah, hiqi komplekset (qesh)”.
Besart Kadia: “Hiqi syzet që të shohësh më mire”.
Arlind Qori: “O vlla që në klasë të parë nuk kam parë rob si puna jote (qesh)”.
Besart Kadia: “Ngaqë është shumë serioze e bëra qesharake”.
Arlind Qori: “Hiqi komplekset, fol me arsye, ruaji ato pak mend që ke”.
Besart Kadia: “E bëra qesharake për tu bashkuar në valën mendore tënde”.
Arlind Qori: “Mirë, mire”.
Besart Kadia: “Të vish me këtë bluzë për të folur për inflacionin nuk të shkon”.
Arlind Qori: “Po më bluzën time ç’ke? Çlidhje ka bluza ime”.
Besart Kadia: “Nga miniera mund të vish kështu, por nuk vihet me T-shirt me, po jo pedagog të vish kështu në studio se do të kishte respektuar dhe qytetari”.
Arlind Qori: “Qytetari? Hajdutin me kollare e respekton ë? Njeriun e ndershëm me bluzë e ofendon”?!
Besart Kadia: “Në botën e qytetëruar kështu janë standardet dreqi ta hajë”.
Arlind Qori: Kjo është kultura jote që s’merr vesh nga kultura.
Besart Kadia: Vishu pak mirë kur vjen në studio.
Arlind Qori: Ta kam lënë ty, unë merrem me gjëra të tjera.. Po turpëron dhe shefin tënd, lere veten, ja kolegu yt këtu ty është në siklet i ziu duke të dëgjuar se nuk po turpëron veten.