Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të PD në lidhje me marrëveshjen e reformës zgjedhore të arritur më 5 qershor.
Rama është shprehur pasditen e sotme se ditën e nesërme reforma zgjedhore do të miratohet në Kuvend dhe më pas do të hyjë në fuqi.
Po ashtu, kryeministri siguroi se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket as nga ndryshimet kushtetuese.